Ilir Meta: Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës

TË FUNDIT

Pasi u konfirmua aktakuza e presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale dhe pas dorëheqjea nga posti i presidentit, reagoi edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta!

Ai vlerëson aktin e dorëheqjes të presidentit Thaçi ,ai në profilin e tij në Facebook shkruan:

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.
Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.
Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar”.🇦🇱❤️🇽🇰