Ilir Meta paralajmëron referendum në Shqipëri

TË FUNDIT

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në një deklaratë për media ka thënë se me 25 Prill do të ketë Referendum për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Meta ka shtuar se më 25 prill do të fitojë e ardhmja evropianë e Shqipërisë. Ndërkohë gjatë pyetjeve Presidenti e shmangte kryeministrin Rama duke mos e përmendur fare. Më 25 prill shqiptarët do të votojnë kundër shpopullimit tha Meta.

“E padiskutueshme, shumë herë më i madh se ai i nëntorit ‘95. Sepse pas 30 vjetësh është vendosur në pikëpyetje e ardhmja evropiane. Projekt që mbështetet nga 99% e shqiptarëve. Pas 30 vitesh jemi kaq pas, Serbisë, Malit të Zi”, u shpreh Ilir Meta – President i Shqipërisë.