“Nuk e kemi problem që të jetë kryeministri shqiptar, por kemi problem nëse është nga partia për të cilën çdo medium relevant nga jashtë në bazë ditore publikojnë afera korruptive”.
Këtë e ka dhënë ish deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në ClickPlus në TV21.
“Të mos harrojmë që VMRO-DPMNE-ja në të kaluarën ka propozuar kryeministër shqiptar. Tani nëse vendosim individ nga mjedis i korruptuar dhe të presim të jetë garanci për zgjedhje demokratike, nuk do të jetë”, tha më tej Dimovski.
