Ikona e Barcelonës rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

TË FUNDIT

Futbollisti i Barcelonës, Romario i është rikthyer futbollit në moshën 58-vjeçare, ku ka nënshkruar me klubin e tij të fëmijërisë America Rio De Janeiro dh njëkohësisht është edhe president.

Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të fëmijërisë America Rio De Janeiro, teksa në të njëjtën kohë është edhe presidenti i tyre.

“Unë luaj kur kam dëshirë, largohem kur kam dëshirë. Nëse trajneri nuk e pëlqen këtë, do ta shkarkojë atë. Nëse një lojtar nuk më pason topin mua, do ta dënoj atë”, th Romario.

shkaku që ai është rikthyer në futboll është djali i tij 30-vjeçar Romarinho pasi deshi që të luaj bashkë me të.

Ikona e futbollit brazilian në vitin 1993 pati veshur fanellën e Barcelonës, duke shënuar 39 gola dhe duke dhuruar 11 asistime në 65 ndeshje të luajtura.

Trajneri i tij, Johan Cruyff kishte thënë që ishte lojtari më i madh të cilin e kishte stërvitur ndonjëherë.