Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut – 10 Dhjetori, publikoi një dokument të titulluar “Libër i bardhë për gazetarinë në botë” në të cilin paralajmërohet se këtë vit 42 gazetarë dhe punonjës mediatikë janë vrarë në detyrë.
Në të njëjtin dokument theksohet se të paktën 235 gazetarë dhe punonjës mediatikë janë aktualisht në burg dhe se kundër tyre po udhëhiqen procedura në lidhje me punën që e bëjnë.
Sekretari i përgjithshëm i IFJ-së, Antoni Belanzhe deklaroi se zvogëlimi i numrit të vrasjeve të gazetarëve nuk mund ta mbulojë “rrezikun vdekjeprurës dhe kërcënimet me të cilat përballen gazetarët për shkak të punës së tyre”.
Sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e IFJ-së, në tre dekadat e fundit janë vrarë 2.658 gazetarë në të gjithë botën.
Shumica e gazetarëve janë vrarë në Meksikë këtë vit – 13, duke e bërë vendin në krye të listës së IFJ për herë të katërt për pesë vjet.
Pakistani është në vendin e dytë me pesë vrasje, ndërsa në Afganistan, Indi, Irak dhe Nigeri këtë vit janë vrarë nga tre gazetarë.
