Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka konfirmuar se dyshja Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimoviç nuk do të paraqiten në ndeshjen kundër Juventusit në Serie-A.
Ndeshja Juventus – Milan do të luhet sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Alian Arena”.
“Rossnerët” shpresonin në rikthimin e Groud por as ai e as Ibra nuk do të jenë të gatshëm për ballafaqimin me “Zonjën e Vjetër”.
“Ibrahimoviç vërtetë nuk është mirë krahasuar me atë se si ndihej para sfidës me Liverpoolin dhe kështu nuk do të jetë gati për ndeshjen e nesërme, ashtu sikur edhe Giroud”, ka thënë shkurtimisht Pioli.
