Ibrahimi për TV21: Kërkesa për Asociacion është qëndrim personal dhe jo i partisë

TË FUNDIT

Sekretari Gjeneral i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, në një prononcim për TV21, në lidhje me deklaratën e tij të dy ditëve më parë për asociacionin e komunave shqiptare, është shprehur se ky ka qenë qëndrimi i tij personal dhe jo i partisë Alternativa. Por, nga ana tjetër ai thotë se është Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës dhe jo vetëm një individ në parti.
“Për mbështetjen e Kryetarit duhet ta pyetni atë. Qëndrimi është i imi personal dhe jo i organeve të partisë. Megjithatë, unë jam Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës dhe nuk jam vetëm një individ në parti.
Por, që të jemi të saktë, nuk ka pasur ndonjë mbledhje që e ka sjellë këtë vendim, por është qëndrimi i im politik, i shtyrë nga bindjet e mia politike dhe intelektuale.”- u shpreh Ibrahimi.
TV21 u përpoq të marrë një qëndrim zyrtar nga zëdhënësi i Alternativës nëse e mbështesin apo distancohen nga kjo kërkesë, por ishte i pakapshëm në telefon.