Ibrahimi: Nëse Zyberi nuk bëhet kryeministër, BDI vendin e ka në opozitë

TË FUNDIT

Zeqirja Ibrahimi nga Alternativa në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nëse Naser Zyberi nuk bëhet kryeministër, BDI vendin e ka në opozitë.

Postimi i plotë i Zeqirja Ibrahimi në llogarinë në Facebook

“Vetë e shkelën parimin “fituesi me fituesin”, e prishën lojën e zgjedhjeve lokale pikërisht përmes partive maqedonase, e shtrembëruan dhe vodhën vullnetin politik duke e manipuluar krejt procesin zgjedhor në zgjedhjet parlamentare dhe pasi e bënë gjithë këtë, tash shtiren si të pafajshëm e engjëllorë – “ejani të bashkohemi për kauza kombëtare”.
Të kërkosh dhe të presësh që krejt këto do i falim dhe do mashtrohemi me llafologji patriotike, ky është ofendim i inteligjencës.
Rrugët tona janë të ndara. Nëse e bëni Naser Zyberin kryeministër, i keni edhe 12 votat tona. Por, nëse nuk e bëni Naser Zyberin kryeministër, vendi juaj është në opozitë”, shkruan Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.

Vetë e shkelën parimin "fituesi me fituesin", e prishën lojën e zgjedhjeve lokale pikërisht përmes partive maqedonase, e…

Gepostet von Zeqirija Ibrahimi am Samstag, 8. August 2020