Ia urojnë fitoren në Gjakovë, Gjini: Është korrekte të numërohen votat

TË FUNDIT

Kandidatin e AAK-së, Ardian Gjini në selinë e partisë po e urojnë për fitore pas mbylljes se vendvotimeve në balotazhin e zgjedhjeve komunale në Kosovë, megjithatë ai tha se është korrekte me pritë numërimin e votave nga KQZ.

“Është korrekte me pritë me i numëru votat… dhe une po pres po besoj që diku 19:30 osë 19:45 me i pasë rezultatet për shkak se i kemi gjithë komesionerët tanë në gjitha qendrat e votimit. Po besoj që për 45 minuta i kem”, ka thënë Gjini për RTV21./21Media