I vjen keq por nuk kërkon falje për 27 prillin! Taravari shpreson që Mickoski të kërkojë falje në emër të partisë

TË FUNDIT

Mësoni çfarë ju thotë horoskopi sot

Dashi Ju sot do të ndjeheni pak të lodhur, prandaj bëni vetëm gjërat që janë të nevojshme. Të ardhurat ekonomike...

Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, numri i viktimave shkon në 67

Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin...

Kosovë, Avdullah Hoti kërkon debat publik me kundërshtarët

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili edhe është i nominuar për kryeministër nga LDK në zjgedhjet e 14...

Hoti: Vjosa Osmani dje ka mbyllur të ardhmen e saj politike

Kandidati për kryeminister nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti në emsionin “Argument Plus” në RTV21 komentoi edhe vendimn e...

Britania mbyll të gjitha korridoret e udhëtimit

Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për të “mbrojtur...

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se nuk i ka kërkuar falje Ziadin Selës për 27 prillin, por vetëm ka shprehur keqardhje për ngjarjet e përgjakshme të 2017-s.

“Po është njerëzore të ju vij keq nëse dikujt i ka ndodhur diçka e tillë, por që të kërkoni falje për diçka, ju duhet të jeni arsyeja që ajo ka ndodhur. Unë nuk jam arsyeja dhe nuk mund të kërkoj falje për diçka që nuk jam arsye që ka ndodhur”, deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe pohonte javën e shkuar Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

“Ditën e takimit që e kishim në “Hillton” këtu në Shkup kërkoi falje publike edhe një herë për ngjarjet e 27 prillit”, pohoi Arben Taravari, sek. gjeneral i ASH-së.

Taravari, i pyetur për këtë, sot edhe mund ta ketë përkthyer gabim.

“Ai e ka shprehur keqardhjen, ka shprehur empatinë, çfarë është ajo, përkrahje e asaj që ka ndodhur apo distancim prej asaj. Në qoftë se e nënkuptoni atë falje, unë mund që nuk e kam përkthyer në mënyrë adekuate “falje”. Shpreh keqardhje se nuk pajtohet me atë që ka ndodhur”, tha Arben Taravari, sek. gjeneral i ASH-së.

Po çfarë tha realisht Mickoski atë ditë kur u takua me Selën e Gashin?

“Më vjen keq për atë që ka ndodhur atë ditë dhe gjithë atë çka ka kaluar z.Sela dhe asnjëherë të mos përsëritet”, pohoi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

E nëse Mickoski thotë se s’ka pse të kërkojë falje, sepse nuk është fajtor, nuk merr guximin për të përmendur emrat e fajtorëve.

“Unë informacione nuk kam por atë që e dëgjoj në opinion, njëjtë nga z.Sela dhe z.Taravari, ata qartë dhe pa hamendje theksojnë disa emra, unë nuk jam ai që duhet të gjykojë e as nuk jam organ hetues e as prokurori”, tha Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, thotë se për 27 prillit fajtor nuk janë partitë por individët, ndërsa emri të cilin tërthorazi e përmend, është Sasho Mijallkov, ish-shefi i DSK-së.

“Unë ia kam lënë këtë punë që të merret shteti i së drejtës që fatkeqësisht ky shtet i së drejtës i kryesuar nga Zoran Zaevi e ka lënë në liri Sasho Mijallkovin dhe nga ana tjetër e ka futur në burg Feta Alimin”, pohoi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Nga ana tjetër, Taravari e thotë qartë se falje për 27 prillin duhet të kërkojë Sasho Mijallkovi dhe të tjerë, andaj shpreson që Mickoski të kërkojë falje në emër të partisë.

“Unë shpresoj që në periudhën e ardhshme mund diku edhe do ta shpreh faljen në emër të partisë, sepse vërtetë ai nuk ka qenë organizator. Ndryshe falje direkt duhet të kërkojnë Mijallkovi, Nuhiu që ishte Ministër i Punëve të Brendshme në atë periudhë, kush ishte kryeministër i shtetit, ata duhet të shprehin, sepse ata janë organizatorët e asaj nate”, tha Arben Taravari, sek. gjeneral i ASH-së.

Emri i Sasho Mijallkovit është përmendur edhe në procesin gjyqësor për organizatorët e ngjarjes,  nga dëshmitari Aleksandar Vasilevski-Ninxha.

TË NGJAJSHME