I vidhet pushka duke peshkuar

TË FUNDIT

Dje në Dragash,një person kishte lajmëruar policinë me arsyen që duke peshkuar i ishte vjedhuar arma e gjahut.Policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u zbardhur.
Ja komunikata e plotë e Policisë

Rreth orës 14:30, policia në Dragash ka pranuar një informatë interesante nga qytetari H. N. për siç thoshte se i ishte vjedhur arma e gjahut mbi fshatin Bresanë ku kishte shkuar për të peshkuar në lum. I njëjti i thotë policisë që armën e kishte lënë 15-20 metra nga vendi ku peshkonte ndërsa në një moment kishte vërejtur se arma ishte zhdukur. Arma ka qenë pushkë gjahu e markës C. Z. RINGNECK me dokumente të vlefshme të lëshuara nga MPB.