I sëmuret babai nga Covid-19, Gent Cakaj kërkon plazmë të gjakut

TË FUNDIT

Ish ministri për Evropë në Shqipëri, Gent Cakaj është duke kërkuar plazmë të gjakut për babain e tij, të infektuar nga Covid-19.

Ka sqaruar, se gjaku duhet të përmbajë mbi 50 antitrupa dhe duhet të jetë i llojit A pozitiv.

“I shtrënguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj. Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa! Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj. Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998! Ju falënderoj përulësisht dhe Zoti ju bekoftë!”, shkroi Gent Cakaj, transmeton TV21.