I përmbyset traktori, humb jetën banori i fshatit Gllogjë të Tetovës

TË FUNDIT

Një banor  i fshatit Gllogji të Tetovës dje e ka humbur jetën  prejse  është përmbysur me traktor. Fatkeqësia ndodhi në rrugën lokale   Gllogji – Jelloshnik në vendin  Cërvenica.

“Dje rreth orës 13:30 në Repartin policor Tearcë është paraqitur se  në rrugën lokale Jelloshnik-Gllogji, në vendin “Cërvenica” në hyrje të fshatit Gllogji, L.S. (53) nga Gllogji, duke e vozitur traktororin “IMT 539″, është përmbysur  dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes”, kumtoi SPB Tetovë.

Është kryer kontroll nga Prokurori publik dhe ekipi i SPB-së Tetovë, pas së cilës  trupi i të vdekurit  i është dorëzuar familjes./MIA