I obliguar test negativ në koronavirus për të gjithë, të cilët udhëtojnë në SHBA

TË FUNDIT

SHBA-ja do të kërkojë test negativ të koronavirusit për të gjithë që arrijnë në vend, para se të hyjnë në aeroplan, njoftuan mbrëmë mediumet amerikane.

Bëhet fjalë për masë të re nga Qendrat shtetërore për kontroll të sëmundjeve (CDC), e cila tani është ngritur në nivel federal dhe hynë në fuqi më 26 janar.

“Testimi nuk i eliminon të gjitha rreziqet, por nëse kombinohet me periudhë të vetizolimit dhe masave të përditshme të kujdesit, si mbajtja e maskave dhe distanca sociale, kjo mund ta bëjë udhëtimin më të sigurtë, më të shëndoshë dhe më të përgjegjshëm për zvogëlimin e infeksionit në aeroplane, në aeroporte dhe në destinacionet e fudnit”, deklaroi dr. Robert Redfild, drejtor i CDC-së në paralajmërimin e masës së re.

Masa e re parashikon që të gjithë udhëtarët të cilët fluturojnë në SHBA, të bëjnë test për infeksionin më së shumti deri tre ditë para datës së fluturimit dhe të tregojnë dokument për rezultatet nga testi ose dëshmi se e kanë kaluar Kovid-19. Udhëtarët të cilët nuk kanë rezultat nga testi për koronavirus, aviokompania ka të drejtë t’i kthejë prapa.

Shtabi i krizës i Shtëpisë së Bardhë për luftë kundër koronavirusit dhe agjencitë federale së bashku me CDC me javë të tëra kanë punuar në implementimin e kësaj mase.

Testimi për udhëtarët në SHBA tani për tani është në nivel të rekomandimit të CDC-së. Qendra rekomandon që të gjithë udhëtarët në fluturimet e brendshme dhe të huaja të testohen më së shumti tre ditë para se të udhëtojnë dhe sërish të testohen pas kthimit në shtëpi.

Ndërkohë, SHBA-ja ka hyrë në “cunami të virusit”, siç shumë mjekë e përshkruajnë situatën me koronavirusin në vend. Hospitalizimet janë në pikë kritike në disa shtete. Më të rrezikuara janë Arizona, Kalifornia, Arkanzasi, Oklahoma. Në mbi 30 shtete ka numër të rritur të infeksioneve. Në disa qarqe në Kaliforni në çdo gjashtë sekonda sëmuren nga 30 njerëz, rastet e vdekjes në tërë shtetin në janar janë rritur për 915 për qind krahasuar me nëntorin./MIA