Që nga fundi marsit, të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga goditja e të nxehtit në shtetin perëndimor Maharashtra të Indisë.
Pjesë të ndryshme të shtetit po përballen me temperaturat që variojnë nga 42-46 gradë.
Numri më i madh i vdekjeve u raportua në rajonin Vidarbha, respektivisht 15 vdekje, gjashtë në rajonin Marathëada dhe katër në Maharashtra veriore, sipas shifravave zyrtare. Në shtet janë regjistruar gjithsej 381 raste të goditjes nga i nxehti.
“Raportet pas vdekjes së gjashtë personave kanë konfirmuar se ata kanë vdekur nga goditja e të nxehtit. Ende nuk kemi marrë raporte për 19 personat e mbetur”, tha një zyrtar.
Dr. Pradeep Awate, oficer vëzhgimi i shtetit, tha se “disa zona të shtetit po përballen me verën më ekstreme në dekada”.
Shtete të ndryshme duke përfshirë Madhya Pradesh, Rajasthan, Maharashtra dhe Delhi kanë regjistruar temperatura të larta të paprecedentë këtë vit. Në mars, temperaturat mesatare maksimale ishin më të lartat në 122 vitet e fundit.
