I mituri vetëplagoset aksidentalisht me armë zjarri

TË FUNDIT

Një i mitur është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri. Rasti ka ndodhur të mërkurën në fshatin “Keqekollë” në Prishtinë.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale, është konfiskuar një armë zjarri.

Rasti është duke u hetuar./21Media