Mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara, ka thënë se ndjehet i lumtur që do të kthehet të luajë në “Camp Nou”.
Barcelona dhe Bayern Munich do të ndeshen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ish futbollisti i katalonasve për herë të parë nga largimi i tij nga “blaugranat” do të luajë kundër Barcelonës, madje, pikërisht në “Camp Nou”.
“Është një nder për tu kthyer në ‘Camp Nou’. Ne do të japim gjithçka për të vazhduar udhëtimin tonë dhe të arrijmë në finale”, tha Alcantara.
