Në moshën 82 vjeçare ndërroi jetë Haradin Muja, babai i dëshmorit Agim Muja dhe ish-deputetit të Kosovës Shaip Muja.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur djali i tij në rrjetet sociale.
I ndjeri Haradin Muja u varros sot në ora 13:00 në varrezat në Arbëri, Prishtinë.
Haradin Muja me ndershmëri dhe kontributin e tij jetësor, ka ngritur dhe edukuar pesë djem, kontribues të lirisë dhe çlirimit të Kosovës. Ai ka dhënë kontribut atdhetar nga demonstrata e vitit 1968 e deri në çlirimin e vendit. Shtëpia e të ndjerit, Haradin Muja ka qenë streha e shumë atdhetarëve të cilët kanë bashkëvepruar për çlirimin e Kosovës.

