I gjejnë kokainë në këpucë, arrestohet 37 vjeçari!

TË FUNDIT

Një 37 vjeçar është arrestuar në Fierë pasi akuzohet për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.

“Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.Ç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kristali” u arrestua në flagrancë L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier.

Dozat e kokainës ishin fshehur në këpucë. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ./oranews