Aktori amerikan Bruce Willis do të largohet nga profesioni i tij për shkak të problemeve shëndetësore dhe një diagnoze të fundit me afazi, njoftoi vajza e tij.
“Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce-it, si familje donim të ndajmë se Bruce-i ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse”, tha Rumer Willis në një postim në Instagram në emër të familjes.
“Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë, Bruce po largohet nga karriera që ka shumë domethënie për të”, thuhet në njoftim.
Willis mbahet mend më së shumti për rolin e tij si John McClane në seritë “Die Hard”.
Rumer Willis tha se është “një kohë vërtet sfiduese për” familjen dhe falënderoi simpatizantët dhe miqtë për mbështetjen e tyre.
Afazia dëmton aftësinë për të komunikuar dhe mund të ndikojë në aftësinë për të folur, shkruar dhe kuptuar gjuhën, si verbale ashtu edhe të shkruar, sipas faqes së internetit Mayo Clinic.
Karriera e Willis filloi në televizion në vitet 1980 dhe që atëherë ka vazhduar në ekranin e vogël dhe të madh.
