I dënuar për ngacmim seksual, ekstradohet nga Greqia ish-trajneri i futbollit

TË FUNDIT

Përdorimet e niseshtes së misrit jashtë kuzhinës

Niseshteja e misrit mund të jetë një ndër përbërësit kryesorë të kuzhinës suaj, por ajo që nuk dinit është...

Zejdi apel kryeministrit, të lirohen të pafajshmit në burgje. Ademi i thotë se po bën politikë

Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA, nëpërmjet emisioni Click Plus i bëri apel kryeministrit Zaev që të lirohen të pafajshmit...

Zejdi: Në protestën për Monstrën policisë i mungonin vetëm tanket

Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA nëpërmjet Click Plus komentoi edhe protestat e së premtes për rastin “Monstra”. Rexhepi tha...

Zejdi: Me votëbesimin e sotëm të Qeverisë, Zaev-Ahmeti dëshmuan se kanë kompleks për shumicën jostabile!

Pak para votimit të votëbesimit të Qeverisë, opozita braktis Kuvendin. Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA, në Click Plus, tha...

Shumica parlamentare është stabile – thotë në Click Plus deputeti Arbër Ademi

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në Click Plus, komentoi edhe votëbesimin e Qeverisë e cila ishte kërkesë e kryeministrit...

Një ish-trajner futbolli i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve është ekstraduar nga Greqia.

“Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.

Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

Ngjarja për të cilën Metaj është dënuar ka ndodhur me 15 nëntor 2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë.

I dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur në automjetin e tij, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit./oranews

TË NGJAJSHME