Hysni Gucati në Kosovë, viziton nënën e tij në spital

TË FUNDIT

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka ardhur në Kosovë.

I shoqëruar nga forca të shumta të njësive speciale të EULEX-it, Gucati ka ardhur nga Haga për ta vizituar nënën e tij të sëmurë në QKUK.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Michael Doyle nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Për arsye humanitare bindëse, Paneli i Apelit ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Hysni Gucati për të takuar familjen e ngushtë. Hysni Gucati mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Gucati është dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim./21Media