Hungaria paralajmëron se ‘do t’i arrestojë të gjithë emigrantët e paligjshëm’

TË FUNDIT

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka paralajmëruar se nga java tjetër, njerëzit të cilët e kalojnë kufirin e vendit në mënyrë të paligjshmë do të arrestohen.

Ai tha se emigrantët që janë duke hyrë në Hungari, sidomos javëve të fundit, janë rebeluar kundër forcave policore, prandaj sipas tij duhet të rivendoset rendi, transmeton Gazeta Blic.
Ndërkaq, vullnetarët e organizatave të ndryshme kanë deklaruar se refugjatët janë duke u trajtuar për ‘faqe të zezë’.
Poashtu, dje është shfaqur edhe një video, ku njerëzit nëpër kampet e refugjatëve janë duke u trajtuar si kafshë. Kampi që është shfaqur në video, ku u hidhet ushqimi nëpër qese gjëndet ne Röszke, transmeton Gazeta Blic.
Hungaria është duke luftuar për të përballuar rreth 150 mijë refugjatë që kanë hyrë në vend. Tensionet mes autoriteteve dhe emigrantëve , në zonat kufitare dhe në stacionet hekurudhore kanë qenë të vazhdueshme.
Hungaria ka insistuar se është duke u përpjekur të përmbushë detyrimet e saj si anëtare e BE-së dhe të regjistrojë të gjithë refugjatët e sapoardhur, madje Hungaria ka ndërtuar edhe gardh kufitar për të mbajtur në kontroll rrjedhën e refugjatëve.
Ndërkaq, z.Orban ka paralajmëruar tashmë se ligjet e ashpëra të emigracionit që do të hyjnë në fuqi nga 15 shtatori do të respektohen dhe ka paralajmëruar se kushdo që e kalon kufirin në mënyrë të paligjshme do të arrestohet.
Ai ka lëvdëruar punën e policisë që me po mundohen të mbajën rendin.