Së paku nëntë persona, përfshirë këtu edhe katër fëmijë, janë ndarë nga familjet e tyre gjatë përplasjeve ndërmjet autoriteteve hungareze dhe refugjatëve nga Lindja e Afërt, në kufirin Serbi – Hungari. Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” ka bërë thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm dhe ribashkimin me familjet e tyre. Vend-ndodhja e tyre e saktë ende nuk dihet, por ata mendohet se janë dërguar në një ndërtesë e cila gjendet afër qendrës për kontrollin e kufirit në Hungari./21Media
