Hungaria pret të marrë teknologjitë e nevojshme deri në fund të këtij viti dhe të fillojë prodhimin e vaksinës ruse “Sputnik V” deri në fund të vitit 2022, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto në një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov.
“Deri në fund të këtij viti, ne do të jemi në gjendje të përfundojmë procesin e transferimit të teknologjisë, ndërsa deri në fund të vitit 2022, do të jetë e mundur të prodhohet vaksina “Sputnik V” nën një licencë ruse,” tha Sijarto.
Sipas tij, në këtë mënyrë mund të ulet rrezikshmëria e vendit si dhe të përdoren përfitimet e politikës së jashtme duke dërguar vaksina në tregjet e huaja.
Fabrika e prodhimit të “Sputnik V” do të ndërtohet në qytetin Debrecen.
