​Humbja nga Italia, Hysaj: Kërkoj ndjesë, ishte gabim

TË FUNDIT

Elseid Hysaj ka marrë shumë kritika pas humbjes së kuqezinjve në përballjen kundër azurëve 1:2.

Mbrojtësi shqiptar mori kritika për pranimin e golit të dytë nga Nicolo Barella.

Hysaj u tha nga opinioni se qëllimshëm e kishte ulur kokën pas plasimit të goditjes nga Barella, duke ia mundësuar kështu që topi të përfundonte në rrjet.

Sot 30-vjeçari kërkoi falje në Instastory duke thënë se ishte një gabim teknik në lojë, teksa ka kërkuar koncentrim maksimal për ndeshjet e radhës.