Humbja e orëve ishte shkak për lehtësimin e maturës/ “Përshkrimi, dështim total i ndërgjegjes dhe virtyteve tona kolektive”

TË FUNDIT

Pandemia, mësimi online, grevat e mësimdhënësve e deri tek paralajmërimet për bomba. Këto ishin ngjarjet kryesore që përcollën gjeneratën që këtë vit përfunduan shkollën e mesme, e që ishin ndër arsyet kryesore pse nxënësit kërkuan edhe lehtësim të maturës shtetërore tha kryetari në ikje i Lidhjes së Nxënësve të Shkollave të Mesme, Lluka Paviqeviq.

“Absolutisht lehtësimi i maturës për këtë gjeneratë ishte më se i domosdoshëm sepse ishin humbur thuajse të gjitha 4 vitet mësimore. Por më vjen mirë që udhëheqësit e rinj të Lidhjes do të përpiqen për konceptin e ri të maturës shtetërore i cili e vendos tërë procesin në nivel më të lartë sapo të vijmë në normalizim të arsimimit në Maqedoni. Sa i përket pyetjes tuaj konkretisht për atë se çfarë ka ndodhur dje me të vërtetë është dështim total i ndërgjegjes dhe virtyteve tona kolektive.”- tha Lluka Paviqeviq.

Humbja e orëve ishte arsye për lehtësim të maturës, por jo për përshkrim. Paviqeviq theksoi se për këtë gjendje nuk janë fajtorë vetëm nxënësit , por i tërë sistemi arsimor. Për këtë arsye kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes së Nxënësve të Shkollave të Mesme Berin Muhamed tha se do të vazhdojë me përpjekjet për mbrojtje dhe avancimin e të drejtave të nxënësve.

“Do ta vazhdoj aktivizmin edhe më tepër, dhe punët që i kanë nisur ata para meje ti vazhdoj dhe t’i mbaroj brenda këtyre dy viteve të ardhshme.”- pohoi Berin Muhamed – Kryetar i LNSHM-së.

Nga Lidhja e Nxënësve të Shkollave të Mesme vlerësojnë se ata janë mjeti i vetëm aktiv i cili e vlerëson dhe vendos arsimimin si segmentin më të rëndësishëm për funksionimin e drejtë të shtetit dhe shoqërisë dhe përpiqen me çdo kusht ta avancojnë atë.