Kombet e Bashkuara (OKB) raportojnë se kanë marrë me trishtim lajmin për vdekjen e 50-vjeçarit pakistanez i cili ndërkohë që po tentonte të ikte nga policia në Hungari, u rrëzua në shinat e një treni nga ku humbi dhe jetën.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Montserrat Feixas Vihea ka thënë në një deklaratë dërguar përmes UNHCR-së për Evropën Qendrore: “Ky është një aksident tronditëse Ne e ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit.”.
Vihea ftuar zyrtarët hungarezë për të ofruar shërbime të mjaftueshme si dhe objektet e akomodimit për refugjatët.
Refugjatët që ikin nga vendet e konfliktit në Afrikën verioıre, Lindjen e Mesme, Afganistani dhe vende të tjera ku konfliktet e armatosura dhe gjendja e vështirë e jetesës është prezente kalojnë në një rrugëtim të vështirë i cili nis nga vendet e tyre drejt Turqisë dhe më pas me varka drejt Greqisë ku më pas ndjekin koridorin Maqedoni, Serbi dhe Hungari për të shkuar në vendet e destinacionit.
