Humb jetën në Tiranë “mbreti” polak i tregtisë së armëve

TË FUNDIT

Shqipëria prej disa ditësh është lajm kryesor në faqet e para të gazetës më të madhe polake, “Fakt” si dhe në televizionet e Varshavës.

Vëmendja ndaj Shqipërisë në mediat polake lidhet me gjetjen të vdekur në këtë apartament tek pallatet “Agimi” të një-71 vjeçari polak,  i cili në kulmin e pandemisë dy vite më parë ishte kryefjalë e medias dhe politikës polake.

Andrzej Izdebski mesditën e 20 qershorit 2022 u gjet pajetë si pasojë e një ataku kardiak.

Administratori i pallatit, policia dhe zjarrfikësit hynë me shkallë në banesë nga dritarja e këtij pallati.

Një burim policor i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se një ushtarak i rëndësishëm në kohën e qeverisë Berisha, telefonoi uniformat blu pasi miku i tij polak kishte dy ditë që nuk i përgjigjej në telefon./TCH