Humb drejtimin e traktorit, vdes një person në Gjilan

TË FUNDIT

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:40, në fshatin Shurdhan të Gjilanit.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin mbi drejtimi e traktorit, si pasojë ishte rrokullisur dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media