Humanisti Halil Kastrati shprehet i emocionuar, bëhet gjysh për herë të parë (FOTO)

TË FUNDIT

Po gëzon shumë njerëz në nevojë duke ua ndërtuar shtëpitë bashkë me shumë sipërmarrës, por Halil Kastrati sonte u gëzua edhe vetë, pasi ka marrë dhuratën më të mirë duke u bërë gjysh për herë të parë, përcjell TV21.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai ku ka zbuluar edhe emrin e mbesës.

“U bëra gjysh për herë të parë! ❤️
Falënderimi i takon Allahut që më bëri gjysh për herë të parë!
Djali im dhe reja ime që jetojnë e punojnë në Austri u bekuan me një vajzë dhe në jetën time erdhi një emër i ri, një ndjenjë e re: Reuda 🌸
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Fëmijët janë aromat e Xhenetit.”
Për të gjithë ata që janë në pritje të bëhen prindër apo gjyshër, lus Zotin që edhe juve t’jua dhurojë këtë lumturi dhe gëzim të pamasë.
Allahu i bekoftë të gjithë fëmijët, mbesat dhe nipërit! 🤲💖“, shkroi Kastrati.