Vaksina kundër Kovid-19 e kompanisë kineze Sinovak është efektive në 78 për qind të rasteve, treguan rezultatet e hulumtimit në Brazil.
Në hulumtimin morën pjesë mbi 12,000 punonjës shëndetësorë, nga të cilët 169 morën placebo. Te të anketuarit nuk është vërejtur asnjë efekt anësor negativ.
Autoritetet në shtetin brazilian, Sao Paulo kanë blerë vaksina nga Sinovak dhe po kërkojnë aprovim të menjëhershëm nga autoritetet federale për përdorimin e tyre. Shteti Sao Paulo, me një popullsi prej 46 milionë banorësh, planifikon ta fillojë vaksinimin më 25 janar.
Kompania kineze Sinofarm javën e kaluar publikoi se vaksina e saj kundër Kovid-19 është efikase në rreth 79 për qind të rasteve.
Në Brazil, nga efektet e koronavirusit të ri kanë vdekur gati 200.000 njerëz, me ç’rast vendi është në vendin e dytë sipas rasteve të vdekjes në botë pas SHBA-së, ku kanë vdekur rreth 360.000 njerëz.
Edhe Turqia muajin e kaluar e testoi vaksinën Sinovak me ç’rast u tregua efektive në mbi 90 për qind.
