HULUMTIM PËR PUNËN E AKE DHE ASHAA, QYTETARËT NUK I DINË KOMPETËNCAT E KËTYRE INSTITUCIONEVE

TË FUNDIT

Rritet numri i qytetarëve të cilët mendojnë se njerëzit e vendosur në pozicionet udhëheqëse në Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audio-Vizuele dhe në  Agjencinë për komunikime elektronike   janë të vendosur për shkak të afërsisë së tyre me ndonjë parti politike . Kështu tregojnë rezultatet e një hulumtimi për mendimin publik ndaj këtyre dy agjencive. Sipas këtij hulumtimi gjithashtu  shumica e qytetarëve edhe pse i njohin, nuk janë dijeni me atë se çka saktësisht punojnë AKE dhe ASHAA, ndërsa shpesh herë i ngatërrojnë edhe kompetencat e tyre.

“Shumica e qytetarëve dhe pse i njohin si institucione nuk janë mjaftueshëm të njohur me kompetencat e tyre dhe çka në fakt punojnë këto agjenci. Dinë diçka, por nuk e dinë mjaftueshëm e  rolin e këtyre dy trupave rregullator. Një trend tjetër që shënon rritje dhe që është shqetësuese është se mbi 60 %e qytetarëve mendojnë se në pozicionet udhëheqëse të këtyre agjencive vendosen vetëm personalitete që janë të afërt me ndonjë parti politike”, deklaroi Gordan Llazarov nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink”.

Bilajna Bejkova nga Infoqendra tha se institucionet dhe politikbërësit në vend duhet të ndërmarrin masa konkrete që të rrisin besimin e qytetarëve ndaj këtyre institucioneve.

“Qytetarët  ende nuk besojnë tek institucionet dhe nuk janë mjaftueshëm të njohur me punën e pjesës më të madhe të institucioneve sidomos për trupat rregullator dhe këtë do ta shihni edhe në rezultatet në vijim. Qytetarët nuk janë të bindur në transparencën, profesionalizmin dhe pavarësinë e tyre, dhe këto janë ato sfida me të cilat ballafaqohemi edhe ne si qytetarë, por edhe vet institucionet”, u shpreh Biljana Bejkova nga Infocentar.

Anketa është realizuar nga organizatat joqeveritare si, Qendra për Strategji Evropiane, Eurothink, Infoqendra, Transparenca Maqedoni dhe nga Komiteti i Helsinkit. Projekti është i financuar nga ambasada e Britanisë së Madhe që nga viti 2016 dhe kjo është pjesa e dytë e projektit. Anketa është realizuar nga 16 shkurti deri me 7 mars e këtij viti,  ndërsa janë anketuar mbi 1202  qytetarë.

Përgatiti: Valmira Zendeli