Hulumtim: Mbajtja e maskave mbrojtëse e zvogëlon vdekshmërinë nga koronavirusi

TË FUNDIT

Hulumtimi i realizuar nga Universiteti amerikan në Uanderbilt ka treguar se mbajtja e maskave e zvogëlon shkallën e vdekshmërisë nga virusi në disa zona për të paktën dy herë.

Në fazat e hershme të pandemisë kishte mungesë kërkimesh që do t’i konfirmonte përfitimet e mbajtjes së maskave te popullata në të cilën ndryshimi i vetëm në mostër do të ishte se një pjesë e popullsisë së një vendi me një popullsi të ngjashme, kulturë dhe zakone të ngjashme mban maska, ndërsa pjesa tjetër nuk mban.

Një studim i tillë u krye më në fund këto ditë dhe u botua të martën nga shkencëtarët nga Universiteti në Uanderbilt. Ata zbuluan se qarqet në shtetin federal Tenest, të cilat nuk vendosën mbajtje ​​të detyrueshme të maskës, kishin të paktën dy herë më shumë vdekje sesa ato që kërkojnë mbulimin e fytyrës.

Aktualisht, në zonat pa detyrimin për të mbajtur maska, regjistrohen më shumë se katër vdekje për 100.000 njerëz çdo javë, ndërsa në zonat që e miratuan këtë rregull gjatë verës, shkalla e vdekshmërisë është rreth dy persona në javë.

Në zonat që herët pranuan mbajtjen e detyrueshme të maskës para përhapjes së epidemisë, në korrik dhe gusht, shkalla e vdekshmërisë është afër një person për 100.000 njerëz në javë. Për shembull, Nesuill, i cili e vendosi detyrimin në fund të qershorit, ka regjistruar 53 vdekje në 100.000 njerëz që nga marsi. Nga ana tjetër, qarku Klej, ku nuk ka asnjë detyrim për të mbajtur maska, i regjistroi 223 vdekje në 100.000 njerëz që nga fillimi i pandemisë, niveli më i keq i vdekjeve në shtet.