“Huawei”, në listën e zezë të SHBA-së!

TË FUNDIT

Urdhri i administratës amerikane me të cilën gjiganti kinez i telekomunikimit “Huavej teknoloxhis” vihet në listën e zezë, hyn në fuqi prej sot.

Ministri i Tregtisë Vilbur Ros dje deklaroi se prej sot hyn në fuqi ky urdhër. Ministria amerikane ka njoftuar se në të ashtuquajturën Listë e personave juridik (Entity list) është “Huavej teknoloxhis” dhe 70 filiale me çka i ndalohet kompanisë së telekomunikimit të furnizojë komponentë nga firmat amerikane, pa miratim paraprak nga SHBA.

Krahas kësaj Tramp ka firmosur urdhër me të cilin ndalohen që firma të SHBAsë të shfrytëzojnë pajisje telekomunikuese nga kompani që konsiderohen si rrezik për sigurinë nacionale. Në atë urdhër nuk është theksuar asnjë shtet ose kompani, por persona zyrtar amerikan së pari e shpallën Huavejn si “kërcënim” dhe lobon tek aleatët të mos përdorin pajisje të Huavejt për rrjetet 5G.