Huamarrja e re që do të bie nën kurrizin e shtetit, është bërë temë kryesore që dy ditë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, që gjendet sonte në Kuvend, ka reaguar ndaj opozitës, duke i thënë të njëjtës se më së paku duhet të flasin për këtë temë.
Sipas tij, huamarrja e re bëhet që të kthehet huamarrja, mjetet e së cilës u shfrytëzuan për fasadat prej stiropori të institucioneve shtetërore dhe të përmendoreve në Shkup.
“A e dini se për çfarë merret euroobligacioni? Për rifinancim të euroobligacionit që ju e morët për stiroporët që bien, për përmendoret këtu në Shkup. Për këtë merret. Nëse ka ndokush që nuk duhet të flasë për këtë euroobligacion, jeni ju. Nëse doni të dini se çfarë është bërë me ato para, ejani shikojeni ndërtesën se si bie”, tha Kovaçevski dhe u largua nga foltorja e Kuvendit, transmeton TV21.
