Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Xho Bajden duhet të bashkëpunojë me liderët e shteteve të tjera të cilët synojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën dhe me këtë çështje ta betonojë në politikën amerikane, që të sigurojë që trashëgimtarët e tij ta ndjekin kursin e njëjtë, thekson organizata ndërkombëtare “Hjuman rajts uoç” (Human Rights Watch) në raportin për vitin 2021.
Drejtori ekzekutiv i HRV, Kener Rot në pjesën hyrëse të Raportit thekson se administrata e Bajdenit është mundësi për ndryshim fundamental për çështjen e të drejtave të njeriut në botë “pas katër vitesh mosinteresim, ndërsa shpesh edhe qëndrim armiqësor ndaj të drejtave të njeriut nga (presidenti amerikan në largim Tramp), përfshirë edhe nxitjen e tij të sulmit mbi proceset demokratike në Kongresin e SHBA-së”.
“Mosrespektimi i të drejtave të njeriut në SHBA nga Trampi dhe mbështetja e tij për autokaratët miqësorë në botë vështirë se e prishën kredibilitetin e SHBA-së jashtë vendit. Dënimet e amerikanëve për Venezulën, Kubën ose Iranin nuk ishin të sinqerta me lëvdatat paralele për Rusinë, Egjiptin, Arabinë Saudite ose Izraelin”, theksoi Rot.
Ai shtoi se qeveritë e tjera i kanë njohur të drejtat e njeriut si çështje e rëndësishme, madje edhe kur SHBA-ja në masë të madhe hoqi dorë prej mbrojtjes së tyre, ndërsa aktorët e fuqishëm, si Kina dhe Rusia kanë insistuar ta minojnë sistemin global të të drejtave të njeriut.
“Katër vitet e kaluara dëshmuan se Uashingtoni është i rëndësishëm por jo edhe lider i pazëvendësueshëm në fushën e të drejtave të njeriut. Një numër i madh i qeverive tërheqjen e Trampit e panë si shkak për vendimmarrje sesa si dëshpërim dhe u angazhuan për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut”, theksoi Rot.
Ai theksoi se Bajden, i cili e merr detyrën në 20 janar, duhet të avokojë për respektimin e të drejtave të njeriut në SHBA ndërsa punon për të zgjeruar kujdesin shëndetësor, për të çrrënjosur racizmin sistematik, varfërinë dhe urinë, për të luftuar ndryshimin e klimës dhe për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj grave. dhe anëtarëve të komunitetit LGBT.
Drejtori ekzekutiv i HRV propozon edhe që Bajdeni të mundësojë hetim penal kundër Trampit, që të dëshmojë se askush nuk është mbi parimin – qeverisje e së drejtës.