Të burgosurit në Korenë Veriore “trajtohen më keq se kafshët”, citohet në raportin e Hjuman rajst uoç (HRV).
Në raportin 88 faqe të publikuar sot citohet se tortura sistematike, abuzimi seksual dhe kushtet e rrezikshme shëndetësore janë një tipar i sistemit të burgjeve në Korenë e Veriut.
“Burgjet në Korenë e Veriut janë të dhunshme, degraduese. Banorët e vendit tregojnë se jetojnë në frikë konstante të mos kapen nga aparati korrigjues ku proceset gjyqësore kryesisht janë të pavlefshme, faji është i sigurt, ndërsa mënyra e vetme të lirohen nga akuzat është të japin ryshfet ose të kenë lidhje”, deklaroi drejtori i HRU-së për Azinë”, Bred Adams.
Në raport potencohet edhe se gjykatat dhe shërbimet për zbatim të ligjit janë politike.
“Shteti i shkel të drejtat e njeriut, që prej më parë është dokumentuar, duke e përfshirë edhe raportin e Kombeve të Bashkuara në vitin 2014, por pak dihet për burgjet në Korenë e Veriut”, theksohet në raportin me të cilin janë përfshirë ish përfaqësuesit qeveritar dhe 22 ish të burgosur, të cilët kanë ikur nga Koreja e Veriut në vitin 2011, kur Kim Xhong Un e ndërmorri pushtetin. sa/
