U.d kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, theksoi se PDK-ja nuk do ta mbështesë kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente. Ai vuri në dukje se nuk do të marrin pjesë gjatë votimit.
“Qëndrimi i PDK-së, është i qartë, nuk e mbështesim kandidaturën e saj. Nuk votojmë për të dhe nuk do të marrim pjesë në votim”, tha Enver Hoxhaj kryetar i PDK-së.
