Hoxhaj: Me djemtë e heronjve të gjallë të luftës dhe të paqes

TË FUNDIT

Në ditën kur Kosova votoi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, publikoi një fotografi me djalin e ish-presidentit, Hashim Thaçi, dhe djalin ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Me djemtë e heronjve të gjallë të luftës dhe të paqes, Endritin dhe Klestorin!”, ka shkruar Hoxhaj krahas fotografisë në Facebook.

Në Kosovë ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare./21Media