Hoxha: VMRO duhet ta dijë që Fronti Europian duhet të jetë në Qeveri, ndryshe s’do ta ketë legjitimitetin e plotë

TË FUNDIT

Kryetari i PDE-së, pjesë e Frontit Europian, Arjanit Hoxha në Click Plus në TV21 ka vlerësuar se me këtë tempo të zbatimit të premtimeve nga VMRO-DPMNE-ja, do të vijë një ditë që edhe koalicioni shqiptar – VLEN do të lodhet.

Sipas Hoxhës, në Qeveri duhet të jetë Fronti Europian dhe VLEN, dhe për këtë, do të vjen një situatë që edhe VMRO-DPMNE-ja do të bindet pasi do ta ketë problem ta ushtrojë legjitimitetin e plotë.

“Me këtë shpejtësi të zbatimit të premtimeve kundër shqiptarëve, beso se do të vijë një ditë që edhe VLEN do të lodhet duke duruar nënçmimin. Sepse të hysh në Qeveri me sloganin e ndryshimit…
Veç sa e pranuat se edhe ju nuk e keni fuqinë?
… dhe të kalosh nga ndryshimi në dështim, për ata është shumë e rëndë.
Për momentin ajo që duhet është unifikimi i faktorit politik shqiptar, sepse jemi duke shkuar në drejtim të gabuar. Jo vetëm si shqiptarë, por edhe në orientimin e shtetit.
Çfarë dëshiron Fronti Europian?
Fronti Europian dëshiron që çështja e përfaqësimit të Qeverisë të jetë konform realitetit të vendit, me legjitimitet të plotë të përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve.
Ju po thoni se duhet ta dijë VMRO-ja se ju (Fronti Europian) duhet të jetë në Qeveri?
VMRO e sheh edhe vetë se kur nuk e ka qeverisjen me fituesin, e ka problem të ushtrojë legjitimitetin e plotë. Kjo është.
JU dëshironi të thoni se VMRO duhet ta dijë se Fronti duhet me qenë në qeveri?
Ne duhet të jemi partner të barabartë siç i ka hije këtij shtetit”, tha Hoxha.