Për ndërtimin e kanalit të ri për ujitje Raven – Reçicë end epo punohet në eksproprijim, por gjërat po zhvillohen në drejtim të tejkalimit të atyre vështirësive, tha sot ministri I Bujqësisë, Arianit Hoxha.
“Prej se jam emëruar ministër, kanali Raven – Reçicë tashmë është zhvendosur nga pika zero ku ishte për shkak të eksproprijimit, mund të them sërish se ishte punë institucionale, akoma I kemi problemet por tashmë po lëvizin përpara dhe presim se vitin e ardhshëm duhet të përfundohet pjesa e parë përkatësisht faza e parë e sistemit të mbyllur në Raven – Reçicë me ç’rast pason faza e dytë e ndërlidhjes së kanaleve të vjetra ku I tërë rajoni I Pollogut duhet të ujitet”, theksoi Hoxha, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas ndarjes së kartelave për “naftë të gjelbër”.
Ai informoi se po punohet në përmirësimin e kanaliz Radiovcë – Xhepshisht.
“Para disa muajve ishim në kanalin Radiovcë – Xhepçisht që është 17 kilometra ku ka përfunduar procedura e tenderit për zgjedhje të kryesit të pastrimit të atij kanali dhe pres që javët në vijim të dihet kush do të jetë kryesi dhe të fillohet procedura. Presim miratim nga komuna e tearcës për projektin IPA nga Delegacioni evropian për system për ujitje si vazhdim I atij kanali”, tha ministri.
Në gusht të vitit 2018 u vendos gur-themeli për ndërtimin e sistemit të ri për ujitje Reçicë-Raven, që do të përfshijë një pjesë të fushëgropës së Pollogut nga autostrada Shkup – Tetovë – Gostivar. Pas ndërtimit është paraparë ujitja e 3250 hektarëve tokë bujqësore e cila shtrihet në rajonin e Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës dhe Tetovës. Vlera e përgjithshme për ndërtim t[ë sistemit për ujitje është pothuajse 15 milionë euro.
