Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa, ka deklaruar, se diaspora do të regjistrohet dhe se numrat nuk do të fshihen, pavarësisht se si ka qejf të interpretojë Hristijan Mickoski.
“Evidencë apo regjistrim, Mickoski le ta quajë si të dojë, por një gjë është e sigurt se në numrin e përgjithshëm të popullsisë do numërohet çdo qytetar i cili është përfshirë në Regjistrimin e popullatës, qoftë në vend apo në diasporë. Numrat nuk do mund të fshihen pavarësisht se si ka qejf të interpretojë lideri i opozitës Hristijan Mickoski!”, reagoi Hoxha.
Ndërkaq, Mickoski ka përsëritur qëndrimin e tij, se “diaspora nuk regjistrohet, por evidentohet”. Sipas tij, nëse diaspora do të hyjë në përqindjen e popullsisë, ai nuk do t’i njoh rezultatet.
