ZGJEDHJET

Hoti paralajmëroi kthim të karantinës në disa vende të caktuara në Kosovë

Must Read

Rikthimi i testit PCR në kufi nuk do të vlejë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i ka propozuar Qeverisë që me disa shtete të rajonit të rikthehet masa...

163 raste të reja, 8 të vdekur, 230 të shëruar!

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të kaluara nga 1794 teste të realizuara, 163 persona...

Kosovë, Vjosa Osmani kërkon shkarkimin e zyrtarëve të Listës Serbe nga Qeveria

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga të gjitha partitë politike që ta mbështesin miratimin...
- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se situata me pandeminë e Kovid-19 në vend është alarmante dhe paralajmëroi se, për shkak të rritjes së madhe të të sëmurëve, është e mundur që disa vende të caktuara sërish të vendosen në karantinë.

- Advertisement -

Duke iu drejtuar gazetarëve pas takimit me Komitetin për përballje me pandeminë, Hoti tha se autoritetet kompetente po e shqyrtojnë mundësinë për karantinim të disa vendeve ku ditëve të fundit u paraqitën numër i madh i të infektuarve me koronavirusin e ri.

Sipas kryeministrit kosovar, situata akoma është nën kontroll, por është mjaft e brishtë, për ç’shkak nevojiten përpjekje maksimale nga të gjithë kompetentët për t’u parandaluar trendi momental i përhapjes së pandemisë.

“Bisduam për karantinim atje ku ka më së shumti raste. Duhet t’i rreguillojmë pak më mirë ceremonitë mortore. Policia do t’i marrë të gjitha autorizimet e nevojshme”, paralajmësoi Hoti.

- Advertisement -

Ai tha se janë vënë në funksion të gjitha resurset, ndërkaq theksoi se gjendja është posaçërisht e rëndë në klinikat infektive.

“Kemi 49 raste të vdekjes. Klinika infektive (në Prishtinë) është përplot dhe nuk ka më vende për pacientë. Po krijohen vende në klinika të tjera. Masat janë të thjeshta: mbajtja e maskës, mbajtja e distancës dhe larja e duarve. Jemi të obliguar t’i respektojmë”, porositi Hoti, duke paralajmëruar dënim për të gjithë ata të cilët nuk i respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se është i angazhuar i tërë potenciali shëdnetësor për menaxhim të situatës.

Sipas tij, faza e tretë e hapjes graduale të ekonomisë rezulton me rritje të rasteve të të infektuarve, për çka më së shumti ka kontribuuar mosrespektimi i masave nga ana e bizneseve.

“Po përgatisim strategji të re të testimeve. Do të fillohet me testime masive. Ministria me tërë kapacitetin e vet po bën krejt çka është e mundur që të kthehemi prapa me masa”, tha Zemaj.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 2.677 raste të të infektuarve nga koronavirusi i ri, prej të cilëve aktivë janë 1.203./MIA

- Advertisement -

- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Latest News

163 raste të reja, 8 të vdekur, 230 të shëruar!

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të kaluara nga 1794 teste të realizuara, 163 persona janë diagnostifikuar me korona virus....

Kosovë, Vjosa Osmani kërkon shkarkimin e zyrtarëve të Listës Serbe nga Qeveria

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga të gjitha partitë politike që ta mbështesin miratimin e një rezolute ose deklarate...

Beograd, paralajmërohen protesta të reja!

Pas protestave të djeshme në Beograd të Serbisë për paralajmërimin e kthimit të orës policore nga presidenti Aleksandar Vuçiq, protestuesit edhe sot...

KE aprovon planin gjerman prej 500 miliardë eurosh ndihma kundër Covid-19

Komisioni Evropian ka aprovuar planet gjermane për të krijuar një fond prej 500 miliardë eurosh (564 miliardë dollarë) për të mbështetur bizneset...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -