Hoti: E morëm pushtetin në gjendjen më të rëndë në Kosovë në dhjetë vitit e fundit

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti thotë se gjendja në vend në kohën kur e mori pushteti, në fillim të qershorit të këtij viti, ishte gjendja më e rëndë nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në konferencën e sotme për shtyp, të mbajtur para fillimit të seancës kuvendore në rend dite të së cilit janë tre interpelanca për punën e tij, të ngritura nga Lëvizja opozitare Vetëvendosje (VV), Hoti deklaroi se gjendja e rëndë në të cilën e mori pushtetin nga lideri i VV-së, Albin Kurti është shkaktuar nga pandemia e Kovid-19, por edhe nga “politikat jopërkatëse të cilat sollën deri në izolim ndërkombëtar”.

“E morëm pushtetin në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë, me siguri më të rëndë në 20 vitet e fundit. Kjo natyrisht ka të bëjë me situatën me pandeminë, por edhe të politikave joadekuate të cilat sollën deri në izolim ndërkombëtar. Na u deshën përpjekje të mëdha për ta ndërprerë izolimin e Kosovës dhe ta kthejmë partneritetin me vendet kyçe”, theksoi Hoti.

Ai theksoi se qeveria e tij shumë mirë po përballet me epideminë e Kovid-19, ashtu që, siç tha, “në këtë pikëpamje Kosova tani është shembull në kornizat ndërkombëtare”.

Në Kuvendin e Kosovës sot në rend dite janë interpelancat për punën e Hotit edhe atë për dispozitat nga marrëveshja që e nënshkroi në Uashington me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për moratoriumin e kërkesave të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe për kyçjen e Kosovës ndaj mini Shengenit të Ballkanit, si dhe për implementimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës në konferencën e paradites për shtyp tha se do të përgjigjet në thirrjen nga Kuvendi sot të përgjigjet në pyetjet e opozitës.

“Sa i përket interpelancave nga grupi i deputetëve të VV-së, unë do t’i përgjigjem Kuvendit, sepse ky është obligimi im dhe sot do t’i jap informacionet të cilat kërkohet nga unë. Ju siguroj se, kurdo që do t’ia dorëzoj detyrën kryeministrit të ardhshëm, kjo do të jetë në situatë larg më të mirës nga ajo që unë e kam hasur”, deklaroi Hoti.