Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me deputetët Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku, kanë pritur në takim sot drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.
GP i LDK-së nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është biseduar për proceset integruese të Kosovës, për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.
Hoti ka përsëritur para Eichhorst qëndrimin e LDK-së për dialogun, duke theksuar se LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda euro integruese.
Në fund Hoti e falënderoi Eichhorst për bashkëpunimin në avancimin e integrimit të Kosovës drejt BE-së./21Media
