Kryeministri i Kosovës Avullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen me kryetaren e Komisionit Evropian (KE) sot dhe nesër.
Kryetarja Ursula von der Lajen do ta presë kryeministrin Hoti vonë pasdite, ndërsa Vuçiqin të premten në mëngjes. Edhe të dy kanë takime të ndara edhe me komisarin evropian për zgjerim, Oliver Varheji, paralajmëroi zëdhënësi i KE-së, Erik Mamer.
Bashkimi Evropian dëshiron ta rinisë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit gjatë korrikut. Dialogu është ngrirë nga fundit të vitit 2018, por të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për t’u kthyer në tryezën negociatore.
Për shkak të akuzave të Hagës kundër Hashim Thaçit, kryeministrit të Kosovës, Hoti, e anuluan vizitën në Uashington ku duhej të marrë pjesë në takim të përbashkët me Vuçiqin.
Bashkimi Evropian porositi se nuk e komenton anulimin e kësaj vizite dhe përsëriti se procesi nën organizim të BE-së është ndarë nga përpjekjet të administratës amerikane.
Tani për tani nuk dihet çfarë dite saktë do të mbahet takimi në Bruksel, as kush do t’i përfaqësojë të dyja palët.
“BE-ja është e përkushtuar në rinisjen e dialogut por ne nuk diktojmë cilët janë bashkëbiseduesit tanë”, deklaroi zëdhënësi Peter Stano.
Stano konfirmoi se Prishtina dhe Beogradi e kanë siguruar Brukselin se janë të përkushtuar në rinisjen e negociatave.
Bashkimi Evropian nuk e komentin as akuzën e Gjykatës së Hagës kundër Thaçit, por theksoi se “fuqimisht i mbështet këto institucione dhe punën e tyre”./MIA
