Hoti dhe Vuçiq zotohen se do t’i dyfishojnë përpjekjet në dialog

Must Read

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të...
- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u zotuan se do t’i japin prioritetin më të lartë integrimit në BE dhe vazhdimit të punës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ata e bënë këtë zotim te përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga BE-ja. “Ata gjithashtu u zotuan se do t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtimin e mëtejshëm krah BE-së, në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në deklaratë. Hoti dhe Vuçiq përballen sot në një rreth të ri të bisedimeve në Bruksel, të ndërmjetësuara nga Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Javën e kaluar, në Shtëpinë e Bardhë, Hoti dhe Vuçiq kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin ekonomik, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. “Në këtë aspekt, dokumentet për të cilat është rënë dakord së voni në Uashington, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të palëve lidhur me dialogun, mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme, për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në deklaratën e lëshuar të hënën nga BE-ja. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011. Ai është ndërmjetësuar vazhdimisht nga BE-ja dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Të dielën, Hoti ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë arrihet vetëm kur të ketë njohje reciproke./Rel

- Advertisement -

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të punojnë për interesat e tyre...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë private të cilat do të...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të duhet t’i lexojnë biografitë dhe...

MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

https://youtu.be/I-GFz2nm33w Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat policore, sepse vetëm 10 metra...

Jo të gjitha shkollat kanë kompjuterë dhe internet

https://youtu.be/l-Cg1Gf5xHo Ministria e Arsimit dhe Shkencës po informon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për llojin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -