Hoteli qe 60 vjet pa asnjë mysafir të vetëm!

TË FUNDIT

Italia njihet për ushqim, për brigjet, mafinë, brendësinë e bukur dhe politikën jo-funksionale. Por gjithashtu njihet edhe për së paku një hotel të fantazmave.
Shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar kurrë për hotelin Grande Hotel de Kalogjero. Bëhet fjalë për një kompleks hotielerik në Sicili, në të cilin për dekada të tëra po vazhdojnë punimet dhe i cili deri me tani nuk ka pasur asnjë mysafir të vetëm. Rrëfimi për hotelin ofron një pasqyre të përkryer për gjendjen në tregun e patundshmërive në Itali.
Italia ka rreth 670 objekte të ndërtuara pjesërisht, të cilat nuk janë hapurr kurrë. Që të gjitha këto objekte thuajse qëndrojnë të ulura në vend dhe janë në pritje të një ardhmërie më të mirë. Vlera e përgjithshme e këtyre patundshmërive supozohet të jetë 2.8 miliardë euro, por në to duhet të investohen edhe 1.5 miliardë dollarë shtesë, për të kompletuar punimet.
Kur flitet për Grand Hotel de Kalogjero në Sicili, mund të thuhet se është bërë shumë, për ta funksionalizuar atë. Ai fillimisht është hapur para 61 viteve.
Edhe pse është rindërtuar dy herë dhe ka përjetuar katër hapje të mëdha, ky hotel me 300 dhoma nuk ka qenë deri me tani nikoqir i asnjë mysafiri të vetëm.
Në shikim të parë, hoteli duket se ishte i gjykuar që të ketë sukses, pasi që është i ndërtuar në një rajon mjaft piktoresk. Punimet e para filluan në vitin 1954. Pas tri dekadave punë, më në fund çdo gjë u krye në vitin 1984. Apo se paku ashtu u mendua. Problemi më i madh ishte se nuk kishte provizione për pozitat e menaxherëve, ngase projekti u financua nga Sicilia dhe pasi që punimet u krye, hoteli nuk kishte punëtorë. Pas disa viteve statike, autoritetet e Sicilisë morën përsipër kryesimin dhe hoteli u rihap në vitin 1993, por u mbyll sërish, pas problemeve me rrjetin e kanalizimit.
Ai u rindërtua dhe u rihap edhe dy herë tjera, por edhe përkundër punimeve, që zgjatën më shumë se 60 vjet, hoteli mbetet i mbyllur./ 21 Media