Horoskopi javor(05-11 tetor 2015)

TË FUNDIT

Dashi

Jave mjaft e qete do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë qe keni dashur do ju plotësohet dhe marrëdhënia me partnerin do jete emocionuese. Beqaret do njihen me persona vërtet me vlera dhe do fillojnë me ta lidhje goxha serioze dhe emocionuese. Ne planin financiar ka rrezik t’iu dalin probleme te mëdha te cilat vetëm me ndihmën e specialisteve do mund t’i zgjidhni. Mos kini druajtje te flisni me ta. Gjendja shëndetësore nuk do jete aspak e mire. Do keni shqetësime nga barku dhe madje edhe nga shtylla kurrizore. Ne pune do bëni mire te bëni te pamundurën për te arritur objektivat. Konkurrenca do jete e forte. Jeta familjare nuk do jete shume e mire.

Demi

Gjate kësaj jave do e thelloni edhe me tepër lidhjen qe keni ndërtuar ju te dashuruarit dhe do i sqaroni njëherë e përgjithmonë hatërmbetjet e se shkuarës. Do ndiheni te qete dhe do merrni fryme lirisht. Beqaret do bëjnë mire t’ia lënë gjerat kohës dhe jo te nxitohen e te fillojnë një lidhje. Gabimet mund te kenë pasoja afatgjata. Ne planin financiar duhet t’i dëgjoni këshillat e me te mëdhenjve sepse ato do ju ndihmojnë te dilni nga problemet. Gjendja shëndetësore për fat te mire do jete e shkëlqyer. Nuk do keni asgjë për çfarë te merakoseni. Ne pune do ju duhet patjetër te fitoni respektin dhe pëlqimin e shefave ne mënyrë qe te merrni lejen për një projekt. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Binjaket

Do e përforconi edhe me tepër lidhjen ne çift gjate kësaj jave ju qe jeni ne një lidhje dhe do merrni edhe vendime te rëndësishme. Gjithçka ka për te qene me ndryshe tashme. Beqaret duhet te mendohen mire pra se te pranojnë te dalin me disa persona, pasi mund te bien pre e e intrigave te tyre. Buxhetin do bëni mire ta riorganizoni ne mënyrë qe gjendja te rikthehet ne normalitet. Shëndeti do ketë ulje dhe ngritje. Mos e lëshoni veten edhe po te keni shqetësime sepse çdo gjë do kaloje. Ne pune papritur do ju jepet mundësia për projekte te rëndësishme dhe me mjaft fitime. Pranojini pa u menduar dy here. Ne familje jo çdo dite do jete pozitive. Beni kujdes!

Gaforrja

Priten surpriza te mëdha këtë jave për juve qe jeni ne një lidhje. Do dini si ta mbani gjithë kohës pas vetes partnerin dhe do e dashuroni si kurrë me pare. As ai nuk do reshte se ju përkëdheluri. Beqaret do kenë plot njohje te reja, por do jene te pavendosur për te hedhur ndonjë hap. Ne planin financiar gjendja do përmirësohet aq shpejt saqë do ju duket edhe vete çudi. Mundohuni qe te ardhurat qe do keni neper duar t’i menaxhoni me kujdes. Me shëndetin duhet te bëni kujdes. Shmangni salcat shume pikante dhe mos reshtni se konsumuari fruta, perime dhe çaj. Ne planin profesional do merri vendime mjaft te rëndësishme te cilat do e ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Familja e qete.

Luani

Kjo jave nuk do jete gjithmonë e qete për te dashuruarit. Do kaloni edhe dite te tensionuara dhe te mbushura me debate te forta. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime te shumta me persona qe ja vlejnë vërtet, por do kenë frike te hedhin hapa. Po pritet gjate do mbeteni te vetmuar përgjithmonë. Buxheti nuk do jete i keq. Ju duhet te vazhdoni te shpenzoni me kujdes dhe gjendja nuk do ketë tronditje. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Beni sa me shpejt analizat sepse disa mund te kenë sasi te larte sheqeri ne gjak dhe kjo gjë duhet trajtuar. Ne pune do keni energjinë e duhur për ta arritur atje ku keni dëshiruar gjitonë. Jeta familjare do jete goxha e trazuar.

Virgjeresha

Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar këtë jave. Ne dite te veçante mund te ketë edhe debate dhe mosmarrëveshje te ashpra mes jush dhe partnerit. Beqaret do kenë një jave te bukur dhe te mbushur me njohje te reja. ire do jete t’i shfrytëzojnë te gjitha e me pas te vendosin për atë qe do bëjnë. Financat nuk do jene ashtu si keni dashur kështu qe shmangni shpenzimet e konsiderueshme. Sektori i shëndetit do jete gjithë kohës i mbrojtur. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Ne pune do merrni vendime goxha te rëndësishme te cilat do e ndryshojnë rrjedhën e gjerave. Disa kolege te vjetër do ju mbështesin fort. Jeta familjare do jete dinamike dhe pa probleme.

Peshorja

Qetësia do mbizotërojë gjithë kohës këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe do jeni gati te ecni me sy mbyllur kudo qe do ju propozoje ai. Për beqaret do këtë surpriza te njëpasnjëshme kështu qe mire do jete ta shfrytëzojnë deri ne maksimum çdo moment kur te jene te rrethuar nga persona te rinj. Financat për fat te keq nuk do jene aspak te mira. Duhet te mendoheni mire para se te kryeni çdo shpenzim. Problemet me shëndetin do jene te vazhdueshme. Kujdes duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga zemra apo nga sëmundje te tjera kronike. Ne pune nuk do ju mungoje kurajoja dhe do arrini shpejt atje ku keni dashur. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Akrepi

Gjate kësaj jave do flisni me hapur me partnerin tuaj dhe do i shprehni disa nga mëkatet e bëra prej kohesh. Fatmirësisht ai do tregohet tolerant dhe i kuptueshëm. Beqaret edhe pse do kenë propozime pa fund duhet te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa. Jo çdo gjë është si ne pamje te pare. Gjendja e financave nuk do jete e keqe. Mund te kryeni disa shpenzime te domosdoshme, por vetëm kaq. Ne këtë mënyrë do shmangni problemet. Për shëndet me te mire duhet te praktikoni me tepër aktivitet fizik. Do i shihni ndryshimet. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atë qe dëshironi. Familjes do i kushtoni me tepër prioritet se me pare.

Shigjetari

Do jeni me shume fat këtë jave juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka do ju ece me se miri ne çift. Ai qe keni ne krah do përkujdeset për çdo detaj vetëm qe ju te jeni te lumtur. Vlerësojeni sa duhet. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse nga ato qe kane ëndërruar gjithmonë. Gjithçka do jete me ndryshe për ta. Financat nuk do jene te dobëta, por jo dhe aq te mira sa për te kryer shpenzime me sy mbyllur. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Nuk do keni asnjë shqetësim dhe madje mund te jeni edhe me energjike dhe ne forme. Puna do kërkojë me tepër vëmendje sidomos për ata qe kanë filluar projekte te reja. Mos lini askënd t’ua kaloje. Jeta familjare do jete e trazuar dhe ne disa dite e mbushur me mosmarrëveshje.

Bricjapi

Nuk do i rezistoni dot tundimit për te bere disa çmenduri këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme. Beqareve do iu rrahe zemra fort pasi te marrin një propozim interesant nga dikush qe e kane pëlqyer prej kohesh. Gjendja financiare do vije dalëngadalë duke u konsoliduar. Do jeni me te logjikshëm kur te kryeni shpenzime. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla te shkaktuara këto nga stresi. Mire do jete te flisni me një psikolog. Jeta profesionale do jete stimuluese. Do ja dilni te nënshkruani kontrata afatgjata te cilat do sjellin edhe me shume fitime për ju. Marrëdhënia me familjaret do jete e shkëlqyer. Problemet e se shkuarës do i lini pas.

Ujori

Ndikimi i yjeve do jete negativ ne planin sentimental te çifteve. Asgjë nuk do ece si keni dashur dhe ne disa dite mund te keni edhe probleme serioze.  Beqaret do kenë çdo dite takime, por ai mbresëlënësi do realizohet ditën e enjte. Me financat duhet te tregoheni akoma me te matur se me pare. Gjendja nuk do jete e mire për shkak se do ju kërkohet me ngulm te shlyeni borxhet e marra me herët. Gjendja shëndetësore do jete goxha delikate. Mos pini medikamente kot se koti, por flisni sa me pare me një mjek. Ne pune priten ndryshime te mëdha, prandaj do ju duhet shume mund për t’u përshtatur. Ne familje do ketë surpriza mjaft te këndshme.

Peshqit

Jave euforike do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni emocione te paimagjinueshme dhe do ndiheni me se miri. Beqaret do jene gjithë kohës te përhumbur dhe nuk do e kenë mendjen te krijojnë një lidhje. Gjithsesi pas ditës se enjte shume gjera do ndryshojnë. Ne planin financiar do jeni strikte dhe nuk do bëni aspak gjera te gabuara. Gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti nuk do jete i keq, përkundrazi do jeni plot energji dhe dinamizëm. Ne pune duhet t’i peshoni mire gjerat para se te bëni çdo lloj veprimi. Po bëtë gabime nuk do ketë me kthim mbrapa ne kohe. Jeta familjare do jete goxha shqetësuese. Duhet te flisni hapur me prindërit.